E premte, 11 korrik 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Opozita: Bojkot. Grushta në Kuvend, goditet Gent Strazimiri”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Strazimiri: Në grupin e PS janë 19 deputetë me precedentë. Ndreu: Nuk të paska mjaftuar rripi
– Ksamil, e mitura 15 vjeçare rëndë në spital. E dashura refuzon martesën, i riu qëllon me thikë atë dhe veten
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Berisha merr zvarrë PD. Sherr në klubin e Kuvendit pas sharjeve ordinere të Strazimirit ndaj Ndreut”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– “Çuçi” Reforma territorial, Shqipëria do të ndahet si Irlanda
– 6 mujori, Albpetrol rrit të ardhurat, Rama: 11 milionë dollarë më shumë se vjet
– Ilir Kerni: Kushtet e kontratës për artistët e Operas dhe Baletit
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “5500 dosje pronash, AKKP: Do zbardhim dosjet "peng””
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Vrasja e trefishtë, djali i autorit: Më kërkoi një gotë ujë para se të vdiste. Edmond Kolgjini: Depresion i çastit, s’ka lidhje me vejushën
– Gjyqtarët, politikës: Mos na denigroni të gjithëve
GAZETA SHQIP çelet me shkrimin “Grushta në parlament, PD-ja nis bojkotin”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Kryekomunari i Lazaratit deklaron miliona borxhe
– Reformimi i KLD-së nis me shkarkimin e Elvis Cefës
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Misteri i Gjin Gjonit: Diplomë
juristi me vetëm 1 vit universitet”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Ftohen marrëdhëniet, Shkupi notë proteste Tiranës
– Topalli kundër Bashës: Butësia juaj po dëmton opozitën
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Nis fshesa në administratë, gati lista e shkarkimeve, 30% e aparatit buxhetor shkurtohet pas 14 korrikut”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Berisha rrëzon kandidaturat e Bashës në Durrës, Enis Fani favorit për kreun e ri të PD
– Qeveris zgjeron ligjin anti-mafia, konfiskim pasurive të pajustifikuara të gjyqtarëve të korruptuar
– Rama: Vrasjet e biznesmenëve të paralajmëruara, gjykatat lirojnë killerat e mafies
GAZETA MAPO hapet me shkrimin “Vrasja e Santos, zbardhen dëshmitë e Gjozajve në Prokurori, ja provat që i lanë në qeli”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Reforma territoriale, PDIU thyen bojkotin, çon përfaqësues në komision
– Si nisi sherri mes Strazimirit, Ndreut e Ndokës, PD lë Kuvendin pa afat
– “Karçini”, akuza mbështetet vetëm tek dëshmia e Sinanajt
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Kush janë 19 vrasësit dhe kriminelët në Parlament?! PD akuzon, por asnjë politikan i PD-së nuk guxon të përmendë emra. Pse? Kanë frikë apo edhe vetë selia blu ka deputetë të inkriminuar?”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Rregullat dhe kuotat e reja të përfitimit nga ndihma ekonomike
– Veliaj shpërndan këstin e parë për 200 ish-të përndjekur, përfitimet
– Rama dhe Basha, “konkurrencë” me postimet e imazheve të lulishteve, si kanë qenë dhe si janë
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





