Durrës, 10 korrik 2014 – Tre mjete janë vjedhur brenda natës në Durrës. Vjedhja e parë u denoncua nga shtetasi M. A., 29 vjeç, të cilit gjatë natës persona të paidentifikuar i kanë vjedhur automjetin tip “Ford” furgon, me targa AV049WZ, të cilin e kishte parkuar para banesës.
Kurse S. Xh., 25 vjeç, ka bërë kallëzim se në lagjen nr. 4, persona të paidentifikuar i kanë vjedhur automjetin tip “Benz 250”, me targa DR4481D, të cilin e kishte parkuar në rrugë. Mjeti u gjet më tej i braktisur në Shënvlash.
Kurse në Tapizë, pranë banesës së R. D., 28 vjeç, është vjedhur motoçikleta me targë TR601B.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





