10 korrik 2014 – Kur djali i Freda Carter ndërroi jetë pas një tumori në tru në moshën 33 vjeçare, ajo dhe familja e saj morën vendimin e vështirë për t’ia dhuruar zemrën e tij një tjetër njeriu në mënyrë që të jetonte.
E gjithë çfarë zonja Carter dinte ishte se zemra e djalit të saj iu dhuruar një adoleshenti me emrin Scott, por nisur nga rregullat strikte të spitalit, 66 vjeçares nuk iu tha asgjë më tepër për djaloshin që mbijetoi falë zemrës së djalit të saj të vdekur.
6 vjet më vonë, ajo ishte e ftuar në një takim përkujtimor me familjarë të personave që kishin dhuruar organet e të afërmve të tyre që kishin ndërruar jetë, kur pa Scott Rutherford, tashmë një 20 vjeçar plotësisht i shëndetshëm, teksa ishte duke lexuar një fjalim, dhe menjëherë, në mënyrë instinktive e kuptoi se zemra e të birit rrihte në kraharorin e tij.
“U ktheva nga bashkëshorti im John dhe i thashë: Ai ka zemrën e John-it tonë. Diçka brenda meje, nuk jam e sigurt çfarë, më thoshte se ai e kishte”,thotë nëna.
“Që kur Jonhn ndërroi jetë, e vetmja gjë që dëshiroja me shumë të bëja ishte të takoja djaloshin që mori zemrën e tim biri, në mënyrë që të ndieja edhe një herë rrahjen e saj”,- thotë zonja Carter.
Infermierja që ndodhej gjithashtu në atë sallë, pas këmbënguljeve të shumta nga çifti Carter konfirmoi parandjenjën e nënës se ai ishte pikërisht personi, të cilit i ishte dhuruar zemra e John. Ata u takuan dhe mundën të çmalleshin me zemrën e djalit të tyre të vdekur, por morën edhe mijëra falënderime nga djaloshi që jetoi vetëm në sajë të zemrës së tyre të madhe.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





