Angli, 10 korrik 2014 – Një pedagog është duke u hetuar nga universiteti i tij, pasi u zhvesh përpara studentëve të shokuar në mes të leksionit.

Dr. Ian Lamond, profesor në Leeds Metropolitan University në Angli, u zhvesh përpara studentëve në përpjekje për t’i mësuar ata me teknikat e shitjes së mallrave.

Por nxënësit mbetën të befasuar dhe nisën të dërgojnë mesazhe me fotot e tij në rrjetet sociale. Profesori vazhdon të jetë në punë, por ndaj tij policia dhe drejtuesit e universitetit kanë nisur një hetim. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/