Durrës, 10 korrik 2014 – Një 64 vjeçar nga Durrësi ka nisur të ndiqet penalisht në gjendje të lirë, pasi është ndaluar nga efektivët e rendit ndërsa vinte vërdallë në qytet me pistoletë me vete.

Shtetasi Xh. S., 64 vjeç, është ndaluar nga grupi i gatshëm rreth orës 11.00, në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, në afërsi të stacionit të trenit.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti 64 vjeçarit një revolver të markës Ekol Viper 2.5, kalibri 9 mm, e cila klasifikohet si armë sportive. Me vete i moshuari kishte edhe 11 copë fishekë.

Pas konfiskimit të armës, policia e kaloi 64 vjeçarin Xh.S. për ndjekje penale pasi akuzohet për “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/