Brazil, 10 korrik 2014 – Kualifikimi i Argjentinës në finalen e Kupës së Botës, nxit fantazinë e tifozëve nga e gjithë bota. Ata kanë pushtuar rrjetet sociale me “shpikjet” e tyre në artin e preferuar të fotove por edhe me publikimin e videove interesante.

1-E nisim me njeriun e mbremjes së Sao Paulos, portierin Sergio Romero, i cili vesh kostumin për t’u transformuar në Ujkun e Wall Street-it, duke i rrëmbyer famën madje edhe Leonardo Di Caprios.

2-Fantazia shfenohet edhe më shumë me Javier Mascheranon, i cili kreu disa ndërhyrje vendimtare dhe kjo ka mjaftuar që argjentinasit ta krahasojnë me Che Guevaran. Tashmë bota bardhekaltër njeh një tjetër hero, ai është MasChe.

3-Më shumë se çdo holandez, disfata ndaj Argjentinës hidhëroi djalin e Arjen Robben, i cili nuk arrin t’i mbajë lotët në përfundim të takimit edhe pse i ati i tij shkon ta qetësojë.

4-Lojtarët e Argjentinës e kanë kthyer në modë postimin e fotove nga dhomat e zhveshjes. Këtë herë postimi është si finalistë.

5-Buenos Airesi i parë nga lart. Një magji e vërtetë për një popull që jeton me futbollin.

6-Pablo Zabaleta nuk e humbet sensin e humorit pasi menjëherë pas ndeshjes, edhe pse i dëmtuar, ai nuk ngurron të dalë në fotografi me një paruke.

7-Bashkëshortja e portierit Romero, Eliana Guercio, ia ka premtuar gardianin këngëtares Rihanna për një javë nëse Argjentina fiton Kupën e Botës.

8-Ndërsa në fund, dy foto që sjellin kujtime të shkuara për dy tranjerët, Alejandro Sabella e Louis Van Gaal kur ata ishin futbollistë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/