E mërkurë, 9 korrik 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Ligji në Kuvend, të përndjekurit, si do ndahen 85 milionë dollarë”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Mbledhja me dyer të mbyllura e KLD, Naço: Gjyqtarët pranuan dhurata 50 mijë euro

–   Letra e Kadri Hazbiut për Enverin: Hetuesi më shan nga nëna

–   Çahet mazhoranca, Ndreu kundër Ballës, ligji votohet tri herë në Parlament

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Të përndjekurit, radha e pagesave. Veliaj prezanton skemën e re me 2754 përfitues”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Degjenerimi i drejtësisë, Parlamenti do të çmontojë “Suden” në “bunkerin” e KLD-së

–   Dashnor Dervishi: Toponimet, Berisha shpërfilli kërkesën e Greqisë katër vite më parë

–   Ilir Kerni: Kushtet e kontratës për artistët e Operas dhe Baletit

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Droga 700 milionë euro. Lazarati, “sekretet” e aksionit. Altin Qato: Nuk qëlluam për t’i vrarë, por që ata të tërhiqeshin”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Marrëveshja e Ohrit, Rama: Garantët duhet të reflektojnë

–   Të përndjekurit, Veliaj: 2754 vetë fitojnë menjëherë dëmshpërblimin

 

GAZETA SHQIP  çelet me shkrimin  “1 mln usd shpërblim policëve që cliruan Lazaratin”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Gjermanët turpërojnë Brazilin në shtëpi dhe shohin nga titulli

–   Naço: Nuk merremi me KLD-në, i takon Kuvendit të veprojë

–   Nuk ka negociata me Greqinë për kufirin detar, flet ambasadori shqiptar në Athinë

–   Shqiptarët do të ndërtojnë staduiumet për Katar 2022

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin “Skandali i tatimeve/ Ekskluzive. Të dhënat tatimore të vendit në dorë të një biznesi privat”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Nasip Naço: Gjyqtarët si Sudja të denjë për emisione humori

–   Nishani refuzon Ruçin dhe Valisin: Jeni kontradiktorë

–   Rritet parga minimale për policinë private, ja kush përfiton

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Kuvendi nis lëvizjet për shkarkimin e Elvis Çefës, Gjin Gjonit dhe Lulzim Lelçajt, dy variantet për përmbysjen e balancave në KLD”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Ndryshimi i Kushtetutës, kryeprokurori dhe gjyqtarët do të zgjidhen me 84 vota, rikthehet rreziku i bllokimit nga pakica

–   Njeriu i Berishës në krye të PD së Beratit, plasin akuzat për manipulim votash dhe komandim të zgjedhjeve nga Basha

 

GAZETA MAPO  hapet me shkrimin  “Si ndahen paratë për 2754 ish të përndjekurit që janë gjallë”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Zbardhet dosja e pronave, pas 20 vitesh do të ketë në Shqipëri një faturë të plotë kompensimi

–   Përplasje pa kompromis me KLD, Kuvendi drejt shkarkimit të anëtarëve

–   Ligji “Për Gradat” përçan PS, një nen  rivotohet tri herë

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Rreshtohen ushtritë. Plas hapur konflikti KLD-Qeveri. Dje në mbrëmje edhe Presidenti i Republikës i dha një shuplakë dyshes PS-LSI”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Meta: Forcim i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ekonomik me Portugalinë

–   Banka e Shqipërisë hedh në treg 21.22 miliardë lekë

–   Alarmi, 30 fëmijë shtrohen në ditë në spital nga virozat

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/