Itali, 9 korrik 2014 – Gjykata e qytetit të Pordenones në Itali shpalli të pafajshëm tre shqiptarë, të akuzuar për plagosje të rëndë dhe vjedhje.

Sipas medieve italiane, Leonard Muka, 31 vjeç (ne foto) dhe Rajmond Percja, 35 vjeç akuzoheshin për plagosje të rëndë dhe vjedhje, ndërsa Dritan Gjoka, 36 vjeç, akuzohej për blerje sendesh të vjedhura.

9 vjet më parë, tre shqiptarët janë akuzuar si pjesëmarrës në një sherr të dhunshëm dhe vjedhje të kryer në Restorantin “La Casa Rossa” në qytezën e Xopolas (Zoppola).

Gjykata i shpalli të tre shqiptarët të pafajshëm, sepse nuk ka fakte, që ata të tre të kenë kryer krimet e regjistruara 9 vite më parë.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/