Tiranë, 9 korrik 2014 – Zbulohet në Tiranë makina e blinduar e ish- diktatorit? Nëse nuk e di se kush e ka përdorur nuk të bënë përshtypje, por kur mëson pretendimin për përdoruesin e saj, ke kuriozitet ta shohësh më nga afër.
Automjeti gjendet në një servis makinash. Ky servis dhe djemtë që punojnë aty thonë se e kanë shtënë në dorë makinën prej disa kohësh dhe do punojnë për ta rikthyer atë në gjendjen e mëparshme.
Bëhet fjalë për një Skoda të blinduar. Fotot e më poshtme tregojnë gjendjen e saj sot.





