8 Korrik 2014 – Alban Nikolaj, 35 vjec me precedentë të shumtë penalë për drogë dhe dhunë në Itali u përball me atentatin e rradhës në orën 2 të mëngjesit të së shtunës, në qytetin e Ternit. Policia shkencore italiane konkludoi se ai u godit nga dy plumba pushke në gjoks dhe bark. Me urgjencë u shtrua në spital, ku pas një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale, ai mbetet i shtruar në repartin e reaminacionit në gjendje të rëndë. Albanit u plagos lehtë në këmbë në një atentat të mëparshëm edhe në tetor 2013 po në qytetin e Ternit. Albani ndonëse me rezidencë në Durrës ka origjinë nga pjesa veriore e Shqipërisë dhe prej shumë vitesh banon në Itali kryesisht në Rajonin e Umbrias.
Dy atentatorët e Albanit janë dy vëllezër, po shqiptarë me precedentë penalë. Ata janë Roland Pjetër Ftoni nga fshati Hajmel, 26 vjec dhe Blertmir Pjetër Ftoni, 24 vjec. Ata u arrestuan nga karabinieria në bashkëpunim me policinë e qytetit të Ternit, në banesën e vet në Rrugën “ tre Archi “. Filmimet e telekamerave në vendngjarje ua lehtësuan punën karabinierëve për të identifikuar autorët e kësaj plagosjeje.





