Tiranë, 7 korrik 2014 – Deni është këngëtari/ja që po tenton të hyjë në tregun muzikor shqiptar dhe për këtë ka gjetur një mënyrë mjaft interesante. Ai  ka publikuar këngën e tij të re me titull “Crazy” dhe pamja e tij ngjason shumë me atë fitueses së Eurovision Conchita Wurst. Këngë e Denit mesa duket nuk është pritur mirë nga publiku, pasi deri më tani ajo ka 1,649 mospëlqime dhe vetëm 183 pëlqime.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/