Durrës, 7 korrik 2014 – Policia kufitare e Durrësit ka vënë në pranga një 35 vjeçar nga Shkupi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I ndaluari u identifikua si Samir Chekikj dhe u kap në flagrancë nga Policia Kufitare e portit të Durrësit, menjëherë sapo kishte zbritur nga trageti i linjës Bari – Durrës. Nga verifikimi i bërë nga policia Chekikj rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, i shpallur nga Interpol Maqedonia.

Chekikj ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Përdorim dhe vënie e lëndëve plasëse eksploziv”.

Në ngarkim të të ndaluarit u kryen veprimet e nevojshme proceduriale dhe materialet iu kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/