Itali, 7 korrik 2014– Eduard Banushaj, emigranti 28 vjeçar shqiptar, me dokumenta të rregullta në Itali, të shtunën në drekë po shkarkonte mbeturina nga furgoni i tij sipas urdhrit të pronarit të vet italian.

Dy pronarë, babë e bir (56 dhe 26 vjeç), të një oficine afër vendhedhjes klandestine të mbeturinave përpiqen ta ndalojnë Eduardin të hedhë mbeturinat aty ku nuk lejohej.

Eduardi godet me grusht të birin e pronarit të ofiçinës dhe pastaj hap derën e furgonit duke e goditur babain, i cili rrezikon të shtypet nga furgoni.

I biri ndihmon të jatin, por rrezikon për vete të shtypet nga furgoni. Fatmirësisht 26 vjecari kapet fort pas derës së furgonit, që e tërheq zvarrë për gati 200 metra.

E gjithë ngjarja ishte xhiruar nga telekamera për mbikqyrjen e ofiçinës. Pikërisht ky fakt ia lehtësoi punën policisë së Gjenovës, për të identifikuar dhe arrestuar  Eduardin, që akuzohet për tentativë vrasje, përveç akuzës për ndotje ambienti.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/