Itali, 7 korrik 2014 – Në qytetin e Pratos, policia pasi ndoqi me javë të tëra një bandë trafikantësh droge nga Shqipëria, arriti të kapë mbi dy ton kanabis si edhe një sasi prej 550 fishekësh kalibër 7,62X39mm, prodhim kinez në një kuti ambalazhi fishekësh me kapacitet 700 fishekë. Lusien Mamos ju kap edhe një pistoletë pa leje me fishek në gojë. Vlera me çmim pakice e kësaj sasie kanabisi shkon deri në 9 milion euro.

Fishekët ishin fshehur nga Giuseppina di Marzio, 42 vjeçe, banore e Romës, e dashura e njërit prej shqiptarëve. Në prangat e policisë italiane kanë përfunduar:

–         Lusien Murat Mamo, lindur në fshatin Ceprat, Vlorë, 23 vjeç

–         Admir Musara, 37 vjeç

–         Shefqet Cenaj, 35 vjeç

–         Geri Rucaj, 34 vjeç (ne foton poshte)

Lusien Mamo rezulton me precedentë penalë në Shqipëri, që nga viti 2010. Ai ka precedentë të vegjël penalë edhe në Itali.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/