Durrës, 7 korrik 2014 – Fundjava që sapo lamë pas ka regjistruar një numër mjaft të lartë rastesh të dhunës në familje.

Më flagranti ka qenë ai i ushtruar nga 24 vjeçari Gentjan Kola, i cili ëhstë prangosur sepse ka dhunuar në mënyrë sistematike kunatën e tij 26 vjeçare.

Krahas 26 vjeçares janë dhunuar edhe 5 gra të tjera në Durrës dhe Krujë, por këtë herë dhuna ka ardhur nga bashkëshorti.

Ndërkohë mes 7 rasteve të dhunës në familje vlen të përmendet fakti se në një rast viktimë ka mbetur një mashkull.

Një 62 vjeçar nga Durrësi ka denoncuar dhunën e ushtruar nga nusja e djalit të tij, 23 vjeçarja S.Zh.

Për të 7 rastet e dhunës në familje, policia ka plotësuar Kërkesë-Padinë për Lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes së Menjëhershme.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/