DURRËS, 6 korrik 2014 –  Mbërrin në portin e Durrësit anija e madhe turistike  Insignia, me pronësi dhe menaxhim të kompanisë amerikane  Prestige Services Cruise  të Floridës, por e regjistruar në Ishujt Marshall.

Është nisur në mbrëmjen e 5 korrikut nga porti i ishullit grek të Korfuzit kroçiera  Insignia  dhe ka mbërritur në kalatën nr. 5 të portit të Durrësit, ora 7:30 të mëngjesit të së dielës, 6 korrik 2014 (shih hartën sipas Sistemit të Identifikimit Automatik – AIS).

Insignia  ka si agjenci detare në Durrës  Intermed Shipping.       

Kroçiera gjigante me kapacitet prej 684 udhëtarësh, 342 kabina, 62 suita, 9 kuverta dhe ekuipazh prej 400 vetash, është transit në Shqipëri, ku viziton qytetet e Durrësit, Tiranës dhe Krujës në kuadrin e një turi të përzier 12-ditor Egje-Adriatik.

Turistët, që kanë paguar nga 4 999 dollarë për person, kanë hipur në anije në Stamboll, më 30 qershor 2014, dhe kanë vazhduar në ishujt grekë, pastaj në Durrës.

Parashikohet që  Insignia  të mbërrijë më 11 korrik 2014, në Venecie të Italisë, ku dhe mbyll udhëtimin paralel brigjeve detare, pasi të prekë, pas Durrësit, porte në Malin e Zi, Kroaci, Itali, Slloveni (shih më poshtë itinerarin dhe hartën).

ITINERARI I TURIT 12-DITOR TË PËRZIER EGJE-ADRIATIK

Stamboll, Turqi (30 qershor, inbarkimi);

Kusadasi (Efes), Turqi (2 korrik);

Santorini, Greqi (3 korrik);

Zakinthos, Greqi (4 korrik);

Korfuz Greqi (5 korrik);

Durrës, Shqipëri (6 korrik);

Kotor, Mali i Zi (7 korrik);

Dubrovnik, Kroaci (8 korrik);

Ravena, Itali (9 korrik);

Koper, Slloveni (10 korrik);

Venecie, Itali (11 korrik, dizbarkimi)

Info për tragetin Insignia

Lundrimi i parë:              viti 1998

Numri i kuvertave:          9

Tonazhi:                          30.277

Kabina:                           342

Kapaciteti i udhëtarëve:  684

Numri i ekuipazhit:         400

Flamuri:                           Ishujt Marshall 

Gjatësi x gjerësi:             181 m x 25.73 m

Ndërtues:                         Chantiers de L'Atlantique Nantes Saint Nazaire, Francë

Pronar:                             Prestige Services Cruise Doral Florida, SHBA

Menaxher:                        Prestige Services Cruise Doral Florida, SHBA

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/