E dielë, 6 korrik 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Ambasadori në Greqi, pakti detar, edhe në interesin tonë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Drama, burri e prostituoi me zor
– Xhihadistët e ISIL mesazh në shqip: Kush ikën gjatë Ramazanit, bekohet
GAZETA SHQIP çelet me shkrimin “Lazarati, Prokuroria rrëzon policinë. Hetimet nuk vërtetojnë asnjë nga akuzat e Policisë së Shtetit për kryekomunarin Dasho Aliko”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Ndarja territoriale, PD nuk pranon më pak se 63 njësi
– Florie Peçi, pa dëmshmpërblim dhe ndihmë për fëmijën
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Ja si do falen gjobat elektorale, kush përfiton”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Mbikëqyrja elektronike e të dënuarve. Plani i ministrisë, 300 njësi gjurmimi që do kontrollojnë të penalizuarit. Rastet e aplikimit
– Bllokimi i Kuvendit, 45 deputetë në dy komisione për rrogën
– Berisha president i PD, strategjia për rikthim
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Projekti për ndryshimin e Kushtetutës. Parlament me dy dhoma, Presidenti asnjë kompetencë mbi KLD, gjykatat, diplomacinë dhe ushtrinë, kalojnë në varësi të Kuvendit”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Zbardhet urdhri i Edi Ramës për hetimin e pronave në bregdet, alarmohet Berisha, sulmon kreun e Task-Forcës
– Bushati i kërkon Nishanit shkarkimin e 3 ambasadorëve në moshë pensioni, Neritan Ceka kryeson listën
– Flet Bedri Blloshmi: Ja si më shkarkoi Erion Veliaj, e vërteta mbi grupin e kontrollit dhe debatet në zyrën e ministrit
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Dru në PD, dajak në PS. Në radhët e demokratëve drurin e luajnë të gjithë mbi njëri-tjetrin, ndërsa në selinë rozë e përdor vetëm një njeri”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Njeriu që bën biznesin, median, diplomacinë dhe ruan pavarësinë e vetvetes
– Rama: Diplomatët nuk do përdoren kundër opozitës
– Basha: Zero tolerancë për këdo që përçan partinë
– Marko Dajti: Santo u vra nga shërbimet e huaja sekrete
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





