Durrës, 5 korrik 2014 – Një vajzë 20-vjeçare u gjet dhe rikthye në banesë nga policia e Shijakut ditën e djeshme. Burime zyrtare thanë se orët e para të mëngjesit u gjet dhe iu dorëzua familjarëve të saj I. Gj., 20 vjeçe, banuese në fshatin Rrushkull.
Sipas denoncimit të prindërve, vajza ishte larguar nga banesa më datë 10 maj 2014 dhe nga ana e policisë ishte proceduar me shpalljen në kërkim të saj dhe vijuar me kërkime.
Vajza ka thënë se ishte larguar me dëshirë nga banesa pas mosmarrëveshjeve në familje, ndërsa vijojnë hetimet për ndonjë trafikim të mundshëm.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





