Tiranë, 5 korrik 2014 – Lidhjet në "Big Brother Albania" duket se nuk zgjasin shumë dhe rasti konkret i përket një çifti, i cili mori vëmendjen për netë me rradhë. Ata ziheshin shpesh, por nga ana tjetër ishin në një mëndje për të hequr ndonjë konkurrent, të cilin e shikonin si më të admiruar nga publiku.

Ndalemi tek Xhuli dhe Arditi, një çift i cili u vlerësua shumë, aq sa ishin pjesë e finales. 23-vjeçarja Juliana Dodaj, i ka dhënë fund lidhjes me Ardit Çelepijën, pasi zbuloi se ai e tradhtonte me një tjetër.

Xhuli ështe shprehur se e ka zbuluar të gjithë këtë histori nga Facebook-u i Arditit, duke kontrolluar bisedat private të tij.

Këtë gjë ajo e ka konfirmuar edhe me anë të një postimi, në profilin e saj zyrtar në Facebook.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/