Itali, 5 korrik 2014 – Policia e Peruxhias ndaloi në rrugë makinën e 39 vjeçarit Nerim Klosi, një person jo i panjohur për karabinierët, për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë.

Në makinë, krahas Klosit, udhëtonte si pasagjere një shtetase shqiptare. Nga kontrolli i makinës u zbuluan 50 gramë kokainë të gatshme për shpërndarje.

Policia gjeti një tufë çelësash në xhepin e Nerimit dhe në sajë të tyre gjeti banesën, ku qëndronte Nerimi, i cili sipas leje qëndrimit ishte banor i pajonit të Kampanisë.

Në banesën që i përkiste vëllait të Nerimit, edhe ai me precedentë penalë, u gjetën 10 gramë kokainë dhe 2200 euro, që dyshohen të jenë siguruar nga shitja e drogës.

Nerim Klosi u arrestua në flagrancë ndërsa shoqja e tij, i vëllai dhe bashkëjetuesja po shqiptare e të vëllait po ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/