Tiranë, 5 korrik 2014 – Këto ditë, në lajmet e shtypit rozë kanë dominuar të rejat nga jeta e Bleona Qerretit. Pas pranimit të ndarjes me Gani Bardhën dhe kthimit në vendlindje, Bleona ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes.

Njëherë për lotët e derdhur në ekran për Ganiun e saj, një herë për foton ku Afërdita Dreshaj i kap gjoksin për të provuar nëse është i vërtetë apo jo e tani për përfshirjen e saj në jetën e natës në kryeqytet.  

Bleona pohoi se ka 5 vjet që fle vetëm, ama duket se është mjaft e dhënë pas netëve të “çmendura” në Tiranë.

Një kohë e kaluar në mënyrë të çmendur, bën mirë pas çdo ndarjeje, veçse ajo që bën përshtypje është fakti se në të gjitha rastet Bleona është kapur në shoqërinë e femrave, madje në foto ‘hot’ me to.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/