Kore e Veriut, 30 qershor 2014 – Këto janë foto që na kallin frikën.
Kështu shkruan e përditshmja gjermane, Bild, referuar momentit kur diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong- un mbikëqyr procesin e lëshimit të një rakete me rreze të shkurtër.
I veshur sportiv, ai konsultohet me gjeneralët, ndërsa po del kundër vullnetit të Kombeve të Bashkuara, që ia kanë ndaluar testimin e këtyre raketave.
Një zyrtar i Koresë së Jugut tha se kanë dyshime se bëhet fjalë për raketa Scud.
Raketat kanë fluturuar rreth 500 kilometra dhe kanë rënë në det.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





