Durrës, 30 qershor 2014 – 23 shtetas kanë nisur të procedohen penalisht nga policia e Durrësit përgjatë fundjavës pasi, gjatë kontrolleve të ushtruara nga efektivët e rrugores dhe shërbimet e policisë së rendit kanë rezultuar shkelës të Kodit Rrugor. Pjesa dërrmuese e drejtuesve të mjeteve të ndaluar janë drejtues motorçikletash, që udhëtojnë pa qenë të pajisur me leje drejtimi.

Kontrollet e policisë janë intensifikuar më tepër gjatë fundjavës me qëllim parandalimin e aksidneteve rrugore, sidomos në zonën turistike, që frekuentohet nga mijëra pushues vendas dhe të huaj.

Ndërkohë vetëm gjatë muajit qershor strukturat e Policisë kanë konstatuar 42 raste të drejtimit të mjetit në mënyrë abusive dhe në secilin rast ka filluar procedimi penal.

Gjatë qershorit janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike, 8 shtetas për drejtim mjeti pa dëshmi aftësie
si dhe po procedohen në gjendje të lirë 29 shtetas për drejtim motoçikletash pa dëshmi aftësie.

Vëmendja e strukturave të policisë është përqendruar kryesisht tek drejtuesit e motorçikletave, të cilët rezultojnë shpeshherë shkaktarë aksidentesh rrugore. Ne fotot e bera publike nga policia e Durresit bie ne sy moria e madhe e motorcikletave te sekuestruara gjate fundjaves, ne akse te ndryshme rrugore te qytetit bregdetar.

23 shtetasit e proceduar penalisht gjatë fundjavës:

1-Në gjendje të lirë shtetasi I.L.,  51 vjec,  banues ne Durres, sepse rreth orës 10.30, u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen Nr.15 Spitallë, duke drejtuar automjetin motocikletë e markës ”Kinro” pa targa dhe  i papajisur me lejë drejtimi.

2-Në gjendje të lirë shtetasi A.T.,  18 vjec,  banues ne Durres, sepse rreth orës 10.30 u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen Nr.14 Durres duke drejtuar motocikleten e markes ”Yamaha” pa targa dhe  i papajisur me lejë drejtimi.

3-Në gjendje të lirë për shtetasin B.K., 26 vjec, banues në Gjepalaj Shijak, sepse rreth orës 10.00, u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen Nr 17 Durres, duke drejtuar motocikleten tip Lifan me targë AJ 143, pa qenë i pajisur me leje drejtimi.

4-Në gjendje të lirë për shtetasin M.P., 20 vjec, banues ne Durrës, sepse rreth ores 20.20, në lagjen 14 Durrës, është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motocikletën tip Kymco pa targa dhe i papajisur me deshmi aftesie.

5-Në gjendje të lirë për shtetasin A.N.,  27 vjec, banues në Shenavlash Durres, sepse rreth orës 10.00, u kap nga shërbimet e policisë në lagjen Nr 18 Durres duke drejtuar automjetin motociklete tip Yinxiang pa targa e pa leje drejtimi.

6-Në gjendje të lirë për shtetasin F.M., 28 vjec, banues në Xhafzotaj Durres, sepse rreth orës 09.00 u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen Nr 4 Durres duke drejtuar motocikleten tip Lifan  pa targa e pa leje drejtimi.

7-Në gjendje të lirë për shtetasin E.Xh., 24 vjec, banues ne Durres, sepse rreth orës 10.00 u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen Nr 3 Durres duke drejtuar motocikleten tip Lifan  pa targa e pa leje drejtimi.

8-Në gjendje të lirë për shtetasin A.G.,  31 vjec, banues ne Durres, sepse rreth orës 10.30 u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen Nr 3 Durres duke drejtuar automjetin motociklete tip Honda me targa KA 108 pa leje drejtimi.

9-Në gjendje të lirë për shtetasin V.S.,  59 vjec, banues në Durres, sepse rreth orës 10.00 u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen Nr 3 Durres, duke drejtuar automjetin motociklete tip “Yamaha” me targa INZ 269, i papajisur me lejë drejtimi.

10-Në gjendje të lirë për shtetasin F.Z., 46 vjec, banues ne Durrës, rreth orës 11.00 u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen Nr.15 Durres, duke drejtuar motocikleten tip “Zongshen” pa targa dhe i papajisur me leje drejtimi.

11-Në gjendje të lirë për shtetasin B.N., 46 vjec, banues ne Durrës, sepse rreth orës 10.00 u kap nga shërbimet e Policisë tek Ura e Dajlanit, lagja Nr.4 Durres, duke drejtuar automjetin motociklete tip “Piaggio”  me targa AË22169A. i papajisur me leje drejtimi.

12-Në gjendje të lirë për shtetasin D.B.,  30 vjec, banuse në Durres, sepse rreth orës 11.00 u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen Nr.14 Durres, duke drejtuar automjetin motocikletë tip ”Magjistik” me targa AH33705, i papajisur me leje drejtimi.

13-Në gjendje të lirë për shtetasin L.L.,  39 vjec, banues ne Durres, sepse rreth orës 11.30 u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen Nr2 Durres, duke drejtuar automjetin motocikletë tip ”Beverli” pa targa, i papajisur me lejë drejtimi.

14-Në gjendje të lirë për shtetasin H.B.,  25 vjec, banues ne Durres, sepse rreth orës 11.00 u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen Nr.15 Spitallë Durres, duke drejtuar motocikletën  tip ”DY125T-4A” pa targa, i papajisur me leje drejtimi.

15-Në gjendje të lirë për shtetasin B.D., 42 vjec, banues ne Durres, sepse ne oren 19.50, ne lagjen Nr.14 Durres, eshte kapur nga sherbimet e Policise, duke drejtuar  motocikletën tip “Suzuki” pa targa, i papajisur me leje drejtimi.

16-Në gjendje të lirë për shtetasin N.S.,  48 vjec, banues ne Durres, sepse ne oren 11.30, ne afersi te Muzeut te Deshmoreve ne Durres, është kapur nga sherbimet e Policise, duke drejtuar motocikletën tip “Yinxiang” pa targa, i papajisur me leje drejtimi.

17-Në gjendje të lirë për shtetasin A.S.,  26 vjec, banues ne Durres, sepse ne oren 10.30 ne lagjen Nr.17 Durres, eshte kapur nga sherbimet e Policise, duke drejtuar  mjetin motocikletë tip “Yamaha” pa targa, i papajisur me leje drejtimi.

18-Në gjendje të lirë për shtetasin I.K., 46 vjec,  banuse ne fshatin Fllake Durres, sepse ne oren 10.00, në lagjen Nr.15 Durres, eshte kapur nga sherbimet e Policise, duke drejtuar  mjetin motocikletë tip”DAYUN” me targe DR456B, i papajisur me leje drejtimi.

19-Në gjendje të lirë për shtetasin G.B., 26 vjec, banues ne Durrës,  sepse ne oren 10.00, ne lagjen Nr.17/1 Kenete Durres, eshte kapur nga sherbimet e policise, duke drejtuar  mjetin  motocikletë tip “LIFAN”, me targe INO441, i papajisur me leje drejtimi.

20-Në gjendje të lirë për shtetasin G.S.,  56 vjec, banues ne Durres, sepse ne oren 10.00, ne lagjen Nr.3 Durres, eshte kapur nga sherbimet e policise, duke drejtuar  mjetin motociklet tip “Yamaha”  pa targa, i papajisur, me leje drejtimi.

21-Në gjendje të lirë për shtetasin G.H., 37 vjec,  banuse ne fshatin Shkallnur Durres, sepse ne oren 19.30, ne lagjen Nr.1 Durres, eshte kapur nga sherbimet e policise, duke drejtuar  mjetin motocikletë tip “LIFAN” pa targa, i papajisur me leje drejtimi.

22-Në gjendje të lirë për shtetasin D.T., 18 vjec, banues ne fshatin Arapaj Durres, sepse ne oren 20.00, tek rrethrrotullimi i Ures së Dajlanit, lagja Nr.14, eshte kapur nga sherbimet e policise, duke drejtuar  mjetin motocikletë tip “YAMAHA”, me targa DR461 B, i papajisur me leje drejtimi.

23-Në gjendje të lirë për shtetasin E.K., 27 vjec, banues ne Durrës,  sepse ne oren 09.00, ne lagjen Nr.14 Durres, eshte kapur nga sherbimet e policise, duke drejtuar  mjetin motocikletë tip “KYMCO”, me targa BH23559, i papajisur me leje drejtimi.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/