Australi, 30 qersho 2014 – Një prostitutë australiane ka rrëfyer jetën e saj në një libër. Gëyneth Montenegro thotë se ka fjetur me mbi 10 mijë meshkuj, që të jemi të saktë, me 10.091.

Ajo rrëfen se lindi e u rrit në një familje krishterësh të devotshëm dhe donte ta ruante veten për mashkullin e duhur. Por ajo u përdhunua në grup kur ishte 18 vjeçe, dhe më pas nisi të kërcente mbi tavolina kur ishte 19, ndërsa kur mbushi 21 vjeçe u bë prostitutë.

Në kulmin e karrierës së saj, ajo paguhej nga 500 deri në 1000 dollarë në orë si prostitutë e klasit të lartë. Jeta e saj ka qenë e mbushur me drogë, alkool dhe origji.

Ajo thotë se klientët e saj kanë qenë politikanë, muzikantë, avokatë, etj. Edhe pse ka fituar shumë, ajo ka shpenzuar miliona për makina e rroba të shtrenjta.

Ajo thotë se ka fluturuar në destinacione ekzotike për të bërë punën e saj. “Përfundova duke marrë kokainë. Ishte një stil jetese me kokainë, shpejtësi dhe shampanjë franceze,” thotë ajo.

Pavarësisht kohës që ka kaluar, 36- vjeçarja thotë se nëse do kthehej pas, nuk do e bënte sërish këtë gjë. Tani ajo thotë se ka hequr dorë dhe ka nisur një biznes të sajin, larg jetës së shthurur.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/