Brazil, 26 qershor 2014 – Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kualifikuar për raundin tjetër të kampionatit botëror pavaresisht humbjes së pësuar nga Gjermania.

SHBA-të u mposhten me rezultat 0-1 nga Gjermania, por falë golaverazhit më të mirë se sa Portuglia, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klinsmann kaloi në 1/8 e finales.

Fitorja e realizuar nga Portugalia ndaj Ganes 2-1, nuk i sherbeu Ronaldos dhe shokeve te tij te vazhdonin rrugen me tej ne kete Boteror.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Thomas Muller në minutën e 55’, për të cilin ky ishte goli i katërt në këtë botëror.

Pas përfundimit të tre ndeshjeve renditja e grupit G është kjo:Gjermania 7 pikë, SHBA 4 pikë, Portugalia 4 pikë dhe Gana 1 pikë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/