Durrës, 26 qershor 2014 – Kishte shkuar për t’u larë në det, pa ia lënë më parë çadrën nën kujdes dikujt aty afër. Për pasojë kur është kthyer ka konstatuar se i ishin vjedhur 1000 lekë dhe ç’është më e keqja 4 celularë të markave të ndryshme.
Ngjarja i ka ndodhur adoleshentes 17 vjeçare L.C., nga Durrësi. Pas vjedhjes së pësuar, vajza i është drejtuar komisariatit të policisë, ku dhe ka bërë denoncimin përkatës.
Policia ka nisur punën për të zbuluar hajdutin që i vodhi vajzës së re 4 celularë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





