Tiranë, 26 qershor 2014 –  Sipas raportit të fundit të “Foreign Policy”, Shqipëria është ngjitur me 18 vende krahasuar me një vit më parë në listën e vendeve se “Ku të investosh në botë.” 

Në një postim në “Facebook”, kryeministri Edi Rama shkruan se ky është një lajm i mirë, që vetëm në më pak se 300 ditë, kemi dhënë mesazhet e sinjalet e duhura. 

“Ky është vetëm fillimi, nuk duhet të harrojmë as unë as Ju.”- shkruan Rama në “Facebook”. 

Nga vendi i 71-të në të cilin vendi ynë ndodhej një vit më parë, në raportin e fundit, publikuar pak kohë më parë Shqipëria është renditur në vendin e 53-të, nga 112 vende në total. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/