26 qershor 2014 – Ylli portugez Cristiano Ronaldo nuk ka asnjë  tatuazh në  trupin e tij, diçka e pazakontë  për një  futbollist duke pasur parasysh trendin që  ka kapluar pothuajse të  gjithë  futbollistët anë  mbanë  botës.

“Nuk kam tatuazh sepse shpesh dhuroj gjak” është  shprehur portugezi Ronaldo i cili dhuron gjak dy herë  në  vit.

Në  shumë  vende  si masë  parandaluese e përhapjes së  sëmundjeve si hepatiti, ndalohet dhurimi i gjakut për një  periudhë  6 mujore deri në  një vit.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/