Brazil, 26 qershor 2014 – Një duel gjerman. i tillë do të jetë ai i Recifes ku Gjermania e Joachim Loë sfidon në një përballje delikate Shtetet e Bashkuara të Amerikës që drejtohen nga Jurgen Klinsmann, njeriu që udhëhoqi teutonët në Botërorin 2006. Për teknikun e tre herë kampionëve të botës, miqësia mes tij dhe Klinsmann është e hershme dhe shumë e fortë, por nuk do të ndikojë aspak në ndeshjen e fundit të grupit.

Në vijim, ai shtoi se si Jerome Boateng ashtu edhe Sami Khedira janë të gatshëm për të zbritur në fushë pasi i kanë kaluar problemet fizike. Në kampin amerikan, Klinsmann është ndalur më gjatë te kjo përballje, duke theksuar se gjatë ditëve të fundit nuk ka kontaktuar me mikun e tij.

“Ne jemi shokë shumë të ngushtë sepse vijmë nga e njëjta krahinë në Gjermani. Gjithsesi, në këtë botëror e kemi përqëndruar vëmendjen te skuadrat tona, madje kemi evituar edhe telefonatat apo mesazhet. Kur botërori të mbarojë ne do të flasim sërish. Unë e vlerësoj shumë atë që ai ka bërë për Gjermaninë”.

Ish ekipi i Klinsmann kryeson grupin me diferencë më të madhe golash se SHBA, prandaj për teknikun gjerman kjo është një sfidë delikate.

“Kjo është një sfidë me shumë peshë prandaj të gjithë e dimë se duhet ta kalojmë me sukses. Duhet të zbresim në fushë shumë të vendosur dhe të japim maksimumin. Ky botëror është plot me surpriza dhe ne duam të jemi njëra prej tyre”.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/