Brazil, 26 qershor 2014 – Botërori i Brazilit është afër përfundimit të fazës së parë të garave, andaj top-kombëtaret europiane tashmë i kanë thënë lamtumirë kompetcionit më të rëndësishëm të orgainuzuar nga FIFA.

Paraqitja e Spanjës, Italisë dhe Anglisë në Botërorin e Brazilit ishte e dobët dhe pa mbresa, mirëpo “Axurrët” dhe “Tre luanët” nuk shënuan më shumë se 4 gola të dyja bashkë gjatë fazës së grupeve.

Nga ana tjetër kombëtarja e Zvicrës gjatë fazës së grupeve shënoi 7 gola, 6 nga të cilat i shënuan shqiptarët. Goleadën e “Shqiponjave” në Brazil e filloi Admir Mehmedi në sfidën kundër Ekuadorit, e vazhduan Blerim Xhemajli dhe Granit Xhaka në takimin e dytë të grupit ndaj Francës, ndërsa ajka e mrekullisë së shqiptarëve ishte tre-golëshi i mbrëmshëm i Xherdan Shaqirit në duelin e fundit të grupit kundër Hondurasit.

Tani kur Italia dhe Anglia janë eliminuar nga Botërori, na vjen në mendje edhe krahasimi i jashtëzakonshëm, shqiptarët vetëm në fazën e grupeve shënuan 6 gola, kurse Italia dhe Anglia të dyja bashkë shënuan vetëm 4 gola.

A do të zgjasë efikisiteti i futbollistëve shqiptar edhe në fazën tjetër të garave sikurse gjatë asaj të grupeve, kjo mbetet të shihet në ditët e ardhshme.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/