Brazil, 26 qershor 2014 – Megjithëse është në seancë plenare në Parlament deputetët shqiptarë e kanë mendjen te Botërori që zhvillohet në Brazil, për më tepër për një politikan si Taulant Balla, që njihet për afrimitetin e tij me futbollin.

Fitorja e Zvicrës dhe tripleta e Xherdan Shaqirit i kanë lënë një shije të mirë Ballës, që gjen edhe arsyen e shpërthimit të kosovarit. Sipas tij, kohë më parë Shaqiri ishte takuar dhe stërvitur me Robin, djalin e deputetit, çka ka sjellë edhe suksesin në "Brazil 2014".

"Shaqiri shenon tre gola per Zvicren. Kjo per shkak te stervitjes me Robin pak kohe me pare ne Tirane", shkruan në Facebook deputeti i PS-së Taulant Balla.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/