Australi, 26 qershor 2014 – Qeveria e Australisë ka shpallur një zonë të re kërkimi për avionin e zhdukur të Malajzia Airlines pas analizave të mëtejshme të të dhënave satelitore.
Kërkimi do të fokusohet në një zonë 1,800 kilometër në perëndim të bregdetit australian, ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i Australisë, Warren Truss.
Fluturimi MH370 është zhdukur më 8 mars.
Aeroplani i kompanisë Malaysia Airlines, me 239 njerëz në bord, ka qenë duke fluturuar nga Kuala Lampuri për në Pekin, kur humbi nga aradarët.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





