Durrës, 26 qershor 2014 – Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, prangoset. Pasditen e së mërkurës, efektivët e rendit kanë arrestuar 52 vjeçarin Kujtim Mesja, banues në një fshat të Shijakut.

Mesja ka qenë duke drejtuar autobuzin Iveko me targa DR3593D në aksin rrugor Manëz – Hamallaj, mesditën e djeshme, kur i është kërkuar nga një patrullë policie që të ndalonte.

Kur ka parë se policët donin ta ndalonin, 52 vjeçari i ka dhënë gaz autobuzit dhe është larguar me shpejtësi. Për të humbur gjurmët ai e ka fshehur mjetin me shpresën se kështu do të mund t’u shpëtonte efektivëve të rendit.

Largimi i autobuzit ne kete forme i ka vene ne alarm efektivet e rendit qe menjehere i jane vene nga prapa per te bere te mundur ndalimin e tij. Pas kërkimeve disa orëshe, policia ka mundur të arrestojë 52 vjeçarin, i cili në dëshminë e tij në polici ka rrëfyer se nuk kishte ndaluar, pasi po e ngiste autobuzin pa patentë.

Sipas policise, 52 vjeçari ka rrefyer se prej kohesh punonte si shofer ne kete linje transporti dhe zakonisht shoqeronte nxenesit e shkollave per ne destinacion si dhe kryente linje te rregullt transporti udhetaresh te zonave rurale. Edhe ne momentin qe eshte ndaluar nga policia, ai ishte plot me pasagjere.  

Përveç akuzës për “Drejtim automjeti pa dëshmi apo në gjendje të dehur”, mbi Mesjen rëndon edhe akuza tjetër ”Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/