Itali, 26 qershor 2014 – Policia italiane ka sekuestruar 441 kg marijuanë në Treviso, ndërsa janë arrestuar 2 shtetas shqiptarë.

Sipas mediave italiane shqiptarët janë të dy 26 vjeç, por nuk zbardhet identiteti i tyre.

Dyshohet se lënda narkotike e sekuestruar kishte ardhur nga Shqipëria ndërsa do tregtohej në Veneto. Ne apartamentet e shqiptareve, karabinieret kane gjetur pako me lende narkotike te ndare ne 1 dhe 2 kg.

Policia italiane po punon për të zbuluar edhe persona të tjerë të përshirë në trafikun e lëndëve narkotike, ndërsa ka shpallur edhe 8 persona në kërkim. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/