Krujë, 26 qershor 2014 – Kanë hyrë nga dritarja e hapur e një banese dhe të patrazuar janë larguar prej andej me kasafortën dhe sendet e florinjta që kanë gjetur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nikël të Krujës, ku hajdutët kanë vjedhur shtëpinë e shtetasit V.Xh., 54 vjeç.

Sipas policisë, duke përfituar nga fakti se pronarët e shtëpisë kishin lënë një nga dritaret hapur për t’u freskuar nga temperaturat e larta, hajdutët kanë mundur të depërtojnë në shtëpi dhe kanë realizuar pa u vënë re grabitjen.

Policia është njoftuar për vjedhjen nga i zoti i shtëpisë, ndërkohë që ka nisur punën për të identifikuar autorët e saj.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/