E enjte, 26 qershor 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Urdhri i ILDKP: Administrata, zyrtarët me biznese përjashtohen”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Lista me 109 emrat e Alikos, besimtari: Policia po na shënjon shtëpitë si nazistë
– Pesë kushtet e BE për hapjen e negociatave për anëtarësim
– Shkodër, vritet për gjakmarrje në sytë e të birit 12 vjeçar
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Shkodër, ekzekutohet 49 vjeçari. Brahim Mani vritet në oborrin e shtëpisë, hetohet pista e gjakmarrjes”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Lushnje, masakrohet 40 vjeçari, vritet dhe hidhet në kanal
– Fituan gjyqet, paguhen 1494 biznese dhe individë
– Ganaj: Punonjësit e tatimeve dhe doganave s’mund të merren me biznes
– Didi: Prova për Dashnor Alikon është vetë Lazarati
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Përgjimet e Lazaratit: Hapni zjarr sa ti shikoni policët. Urdhrat për mercenarët: Mos tallni b.., bjeruni se na vunë përpara”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Lista me 109 emrat që mbillnin hashash në Lazarat, Berisha: Kreu i komunës denoncoi
– Këshilli Bashkiakik, Refik Haliki President i Tiranës. Rrjedhje votash nga PS
– I ngujuar 21 vjet, vritet në oborrin e banesës
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Rexhep Qosja: Statusi një epokë e re për shqiptarët”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Trojet në përdorim, qeveria vendos shitjen dhe çmimin
– Dokumenti, Aliko nuk pranoi të flasë në prokurori
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Zbardhet kompromisi i çastit të fundit i Qeverisë shqiptare. A u këmbye vota çeke me 95 milionë eurot e CEZ? Pohimi vjen nga Praga”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Edi dhe Linda presin vetëm 1 bebe. Rubena Moisiu përgënjeshtron atësinë e dyfishtë të Kryeministrit
– Dy ekzekutime në Shkodër dhe Lushnjë, dyshime për hakmarrje
– Berisha: Klani i drogës, në krye të reformës në drejtësi. S’bëhemi pjesë
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Kryeprokurori Llalla bllokon dosjen e Bushatit për Lulzim Bashën, marrëveshja e detit arkivohet pas urdhrit të Berishës”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Reforma në drejtësi, në shënjestër gjyqet politike të Sali Berishës, ja gjyqtarët që dënuan deputetët dhe mbyllën dosjet e korrupsionit
– Këshilli Bashkiak rrëzon terminalin e Bashës, LSI kundër PS, Salianji sherr me Gazmend Dibrën
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Berisha flet si kryetar i PD-së. Selia blu ka një kryetar zyrtar që jep vendimet e Partisë Demokratike dhe nuk duhet dubluar apo anashkaluar”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi: Vetëm sa kemi filluar…!
– Vendimi i qeverisë, si do të shiten trojet në përdorim
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





