Sot rimblidhet për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Seanca plenare pritet të fillojë në orën 10:00.

Paraditen e djeshme, Konferenca e Kryetarëve vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 4, 6, 13 dhe 20 maj 2021. Çështja më e rëndësishme që pritet të diskutojë sot Kuvendi është ajo e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. 

Gjithashtu në seancën e sotme në rend dite janë edhe disa dekrete të Presidentit si dhe akte normative të qeverisë që lidhen me marrëveshje për sigurimin e vaksinave.