Itali, 9 qershor 2014 – Në qytezën e Sandrigos, në provincën e Viçencës jeton edhe familja e një emigranti shqiptar me dokumenta të rregullta qëndrimi në Itali. Mentor Dervishi, 33 vjeç, i martuar me dy fëmijë të vegjël (7 dhe 9 vjeç), është emigrant i rregullt në Itali, që nga viti 1996. Ai banon në qytezën e Sandrigos në një shtëpi, qeranë dhe taksat, (taksa lokale) e së cilës12 muajt e fundit ia ka paguar, Caritas-i, Qendra e ndihmës San Vincenzo, Bashkia e Sandrigos , sepse ai duke qenë familiarisht i papunë e ka të pamundur këtë pagesë.
Në fund të 12 muajve përfaqësuesi i bashkisë i ka kërkuar të largohet nga banesa. Në këtë moment 33 vjeçari Dervishi është rebeluar. Ai nuk pranoi të dalë nga shtëpia dhe paralajmëroi se nëse e nxjerrin me forcë ai do të shkojë të flerë në stolat e lulishtes së bashkisë. Dervishi madje ka aplikuar për një banesë sociale, por burokratët e bashkisë i kanë thënë se nuk i takon, sepse familja e tij nuk është familje në nevojë.
Siç shihet nga ky shembull, shqiptarët dëbohen nga shtëpia jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, madje edhe në pjesën më të pasur të Italisë në atë të veriut.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





