SHBA, 7 qershor 2014 – Pas 18 vitesh martesë, çifti i famshëm i aktorëve Melanie Griffith dhe Antonio Banderas, kanë vendosur të ndahen. 

Ndonëse ndarja do të jetë miqësore, sipas mediave, ata do të ndajnë edhe pasurinë.

Së bashku, dy aktorët hollivudianë kanë një vajzë 17-vjeçare, ndërsa aktorja ka edhe një vajzë 23-vjeçare me Don Johnson dhe një djalë 27 vjeç, me Steven Bauer.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/