6 qershor 2014 – Kampionati botëror në Brazil nuk do të na sjellë vetëm ballafaqime mes gjigantëve.

Në ngjarjen më të rëndësishme të futbollit ndërkombëtar do të zhvillohen edhe duele që nuk pritet të zgjojnë interesim të madh.

Sipas Infobae, mungesa e një numri të konsiderueshëm të yjeve në disa skuadra përkatëse ka bërë që biletat për disa ndeshje të Botërorit të mos shiten ashtu siç është pritur.

Këto pritet të jenë pesë ndeshjet që do të zgjojnë fare pak interesim.

1- Bosnja e Hercegovina – Irani

2- Kili – Australia

3- Algjeria – Republika e Koresë

4- Rusia – Republika e Koresë

5- Japoni – Greqi

/ agjencia e lajmeve "Dyrrah" /