6 qershor 2014 – Në 24 gusht 2013 në qytetin Sulsbah (Sulzbach) të Gjermanisë u vra Gabriele Callogero, 38 vjec. Vrasësit e tij u zbuluan nga policia gjermane brenda pak ditësh. Ata ishin:  Franceska L.B.33 vjecare bashkëshortja e Kalogjeros dhe dashnori i saj shqiptar Leonard L. 31 vjec. Ata e vranë Kalogjeron në shtëpi dhe e hodhën kufomën buzë një monopati në pyllin afër qytetit. Vrasja u krye, sepse bashkëshorti kishte filluar të dyshonte se Franceska e tradhëtonte.Gjykata e Sarbruhit i dënoi të dy vrasësit me maksimumin e dënimit,  me burgim të përjetshëm.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/