6 qershor 2014- Lionel Messi, Gabriel Batistura dhe Diego Armando Maradona të përjetësuar në statuja. Në Buenos Aires në prag të Botërorit, u prezantuan tre statujat e tre prej futbollistëve më të mëdhenj të vendit amerikano-jugor në tre dekadat e fundit. Ceremonia u zhvillua në lagjen e Recoletas, dhe statujat janë realizuar nga skulptori i mirënjohur Fernando Pugliese që njihet gjithashtu dhe si një fans i madh futbolli.
Batistuta shfaqet në statujë me mënyrën e tij të zakonshme të festimit, ashtu si dhe Lionel Messi që qëndron me gishtat e ngritur drejt qiellit duke falenderuar zotin ndërsa Diego Armando Maradona, i vetmi prej tyre që ka fituar trofeun Botëror në vitin 1986 shfaqet me Kupën e Botës ndër duar. Pikërisht për Maradonën, në Angli, nëpërmjet disa kukullave formuse është rindërtuar momenti i golit me dorë që “El Pibe de Or” realizoi në portën e Piter Shilton në çerekfinalen e Meksikë 1986, që rezultoi vendimtar në fitoren 2-1 të amerikano-jugorëve ndaj britanikëve.
Ideja origjinale është mirëpritur dhe nga argjentinasit, të cilët e kanë pëlqyer si realizim, aq më tepër që në të pasqyrohet një moment historik për futbollin e vendit të tyre.
/ agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





