5 qershor 2014- Mesfushori i Manchester Unitedit, Antonio Valencia dhe ylli i ri i Liverpoolit, Raheem Sterling e ringjallën rivalitetin e skuadrave të tyre nga Premierliga në ndeshjen miqësore mes Ekuadorit dhe Anglisë në Miami.

Në minutën e 78-të të ballafaqimit, Sterling bëri një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Valencias, që edhe pse nuk e qëlloi atë, zgjoi reagim të ashpër nga ylli i Unitedit.

Valencia e kapi për fyti Sterlingun duke e shtyrë atë, e më pas bashkëlojtarët e tij e shpëtuan nga Jack Ëilshere dhe disa anëtarë të tjerë të Anglisë që i dolën në mbrojtje mesfushorit të ri.

Të dy futbollistët u përjashtuan nga ndeshja, duke i lënë një hije të keqe ndeshjes interesante që përfundoi në barazim 2:2.

/ agjencia e lajmeve "Dyrrah"/