5 qershor 2014- Derisa e gjithë Portugalia është nën ankth për të kuptuar nëse Cristiano Ronaldo, do të shërohet në kohë për të konkurruar në Kupën e Botës “Brasile 2014″, në një pjesë tjetër të botës, është një njeri që përpiqet ti ngatërrojë gjërat te lojtari më i mirë në rruzull. Kjo është Nana Kwaku Bonsam, një magjistare me ndikim në Ganë rivale e Portugalisë, në raundin e fundit të grupit G, me 26 qershor.
Siç pasqyrohet në gazetën angleze “The Guardian”, dhe në atë amerikane ‘Washington Post’ magjistarja ka raportuar gjatë muajit shkurt se është duke punuar që Ronaldo të mos luajë në Botëror, ose të paktën mos të luajë kundër ekipit të Ganës. “Kam katër muaj që po punoj ti parandaloj Ronaldos, prezantimin në Kupën e Botës, ose të paktën ta ndaloj të luajë kundër Ganës, dhe gjëja më e mirë që mund të bëni në këtë drejtim është të dëmtoni atë shpirtërisht”, ka thënë Bonsam.
Bonsam pretendon se ka vendosur një pluhur të veçantë të perëndive të tyre, të përzier me gjethe të ndryshme së bashku me një fotografi të sulmuesit të Real Madrid, i cili ka qenë ‘target’ i shtrigave të tjera në të gjithë karrierën e tij. “Ky dëmtim nuk mund të shërohet nga ndonjë mjek. Asnjëherë nuk mund të konstatohet se për çfarë lëndimi bëhet fjalë, për shkak se ai është lëndim shpirtëror. Sot është lëndim në gju, nesër në kofshë, një ditë tjetër një tjetër gjë”, ka thënë në fund Bonasam e cila punon shenjtërore në Kofi Kofioo.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





