5 qershor 2014- Karabinierët  e qytezës së Aversas afër Kazertës arrestuan dy shqiptarë, ndërsa me maska e me doreza sapo kishin kapërcyer kangjellat e një viledhe  po tentonin të hapnin derën kryesore të saj. Alfred Polja i datëlindjes 1990 dhe miku i tij Florian Toci i datëlindjes 1992 u përleshën me karabinierët, ndërsa u përpoqën t’ia mbathnin. Karabinierët përdorën forcë për t’i neutralizuar. Të dy shqiptarët, pasi u prangosën u dërguan në burgun e Kazertës.

http://www.casertanews.it/public/articoli/2014/06/05/154745_cronaca-parete-tentano-infrazione-porta-derubare-26enne-cella-due-pregiudicati-albanesi.htm

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/