5 qershor 2014- Në 3 qershor, në portin e Tivarit ( Mal i zi), dogana kapi një sasi prej 200 Kg. kokainë të pastër. Koakina vinte nga Ekuadori dhe ishte transit në Mal të zi, sepse kishte destinacion Shqipërinë. Kokaina ishte fshehur në një ngarkesë të ligjshme bananesh. Zbulimi i bërë nga dogana malazeze në sajë të një informacioni të ardhur nga autoritetet amerikane të luftës kundër drogës, u mbajt i fshehtë nga mediat, me qëllim që të bëhej më i qartë për hetuesit mekanizmi i lëvizjes së drogës pasi të shkarkohej nga anija në Portin e Tivarit.

Në fillim u fol për 200 Kg. kokainë, por më pas autoritetet doganore malazeze saktësuan se faktikisht ishin kapur 250 Kg. kokainë. Firma derguese e kokaines nga Ekuadori eshte:

Vimtcorp from Ecuador

http://www.cdm.me/drustvo/hronika/u-luci-bar-zaplijenjeno-preko-200-kilograma-drogef

/ gj.th. agjencia e lajmeve Dyrrah /