DURRËS, 5 qershor 2014 –  Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit bën të ditur se më 4 qershor 2014, ora 12.45, u arrestua Alban Musta, 26 vjeç, banues në Durrës.

U kap në flagrancë rreth orës 12.20 në lagjen nr. 14 Shkozet gjatë kohës kur S. Sh., 22 vjeç, banues ne Durrës, po i jepte shumën prej 50 mijë lekë. 

Një ditë më parë, më 3 qershor 2014, S. Sh ka bërë kallëzim në polici se Alban Musta e kishte kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme në mënyrë që ky t’i jepte 50 mijë lekë.

Por në momentin e dorëzimit është kryer edhe ndërhyrja e uniformave blu që e vunë në pranga gjobëvënësin.

Iu sekuestruan në banesë edhe 3 copë fishekë model 54 dhe  56.

 Materialet iu kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprat penale “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” dhe  “mbajtje pa leje e municionit luftarak”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/