5 qershor 2014 – Tre oficerë policie mbetën të vdekur, ndërsa 2 të tjerë u plagosën pasi u qëlluan me armë zjarri në New Brunswick të Kanadasë nga një 24-vjeçar, i cili ende nuk është kapur. 

Policia e qytetit New Brunswick ka shkruajtur në llogarinë zyrtare të saj në “Twitter” se autori i vrasjes së 3 policëve, i identifikuar si Justin Bourque është i armatosur dhe përbën rrezik për zonën. 

Autoritetet vendase i kanë kërkuar banorëve të zonës në Moncton që të qëndrojnë brenda në shtëpi, ndërsa operacioni për kapjen e 24-vjeçarit është duke u zhvilluar.

Rrethanat e vrasjes së 3 oficerëve të policisë dhe plagosjes së 2 të tjerëve janë ende të paqarta.