4 qershor 2014 – Gjykata zvicerane e Luganos dënoi një 36 vjecar shqipta me 18 muaj burg. Ai akuzohet për 41 vjedhje të kryera me sukses, apo të mbetura në tentativë. Aktiviteti i tij fillon në gushtin e vitit 2008 dhe vazhdon deri në 11 gusht 2013, kur u arrestua nga policia zvicerane.
Nga përllogaritjet rezulton se shuma totale e mallrave dhe parave të vjedhura prej tij shkon mbi 70 000 franga zvicerane. “Kampioni” i vjedhjeve merrte c’i shihte syri e c’i zinte dora. Përvec parave, arturinave e orave , ai kishte vjedhur edhe celularë, canta, abone treni, madje nuk kishte lënë pa marrë edhe një proshutë, 6 shishe shampanjë e katër shishe verë me vlerë 1 000 franga, një komplet thikash tavoline, një shtrojë banjoje e deri te krem kundra diellit, parfum e locion pas rroje.
/Gj.Th "Agjencia e lajmeve Dyrrah"/





