4 Qershor 2014 – Këtë të martë  botuam një artikull për transportin e drogës e jo vetëm me avionë nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Në artikull nuk ofruam thjesht një histori të këtyre avionëve në qiellin shqiptar, por edhe fakte të reja, apo pak të ditura si edhe analiza të reja të fakteve të anashkaluara më parë nga media shqiptare. Në artikull ofruam edhe fakte të reja për zhvillimet më të fundit në lëmin e këtij trafiku, si psh. ndërtimin e pistave klandestine në Shqipëri për të mundësuar uljen e këtyre avionëve.

Shqetësimit të medias sonë dje ju bë jehonë sot në gazetën më prestigjoze e më të madhe të Italisë, pikërisht në gazetën “Corriere della Sera”. Në të bëhej një trajtim nga këndvështrimi global i avionëve të drogës, në  Amerike Latine, në SHBA dhe në Evropë. Kuptohet linja Shqipëri – Itali e një trafiku të tillë trajtohej më prioritet në artikull. Ky artikkul i dytë ishte më serioz dhe më i plotë sesa artikulli prara rendës I botuar po nga  “ Corriere della Sera”. Artikulli i sotëm kishte peshë të vecantë, sepse ishte botuar në faqen e parë të gazetës. Njëlloj si në kohën e shkuar në Shqipëri, ishte punuar me “ brigadë shtypi”. Artikulli ishte shkruar nga tre gazetarë: Guido Olimpo, Andrea Galli dhe Gianni Santucci gazetar i kronikës së zezë që mbulon Milanon për Corriere della Sera-n. Në mënyrë figurative sikur një artikull i tillë të botohej në Shqipëri ekuivalentët shqiptarë të  këtyre tre gazetarëve italianë duhet të ishin Artan Hoxha, Habjon Hasani dhe Leonard Bakillari. Një lexuaes i përhershëm i shtypit shqiptar nga një krahasim i tillë e kupton se sa seriozë dhe sa i saktë është artikulli i dytë i prestigjozes “ Corriere della Sera”, që përsëri ndër të tjera trajton avionët e drogës në linjën Shqipëri – Itali.

Gj.TH. "Agjencia e Lajmeve Dyrrah"